Kreu i BID-së, Ali Ahmeti shprehet se koalicioni i tij “AKI” është fitues i zgjedhjeve lokale,pasi siç deklaroi, kanë numër më të madh të votave e të këshilltarëve në komuna. Për këtë arsye kërkoi zgjedhje të parakohshme.
“Për çdo ditë merren se kanë fituar zgjedhjet. Jo vetëm këta zgjedhje, por edhe ata që i kemi lënë pas, janë humbës të mëdhenj. Pa hyrë në kalkulime tjera se sa do përktheheshin në mandate këto zgjedhje, sepse orientimi jonë është që ky vend duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe jo me shumë vonesë”, tha Ali Ahmeti.








