Sot në qytetin e Kuçovës u arrestua Armando Pjetri 49 vjeç. Ai ka qenë i dënuar me 29 vjet për pjesëmarje në një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike në Roma të Italisë.
Po ashtu u arrestua edhe miku i tij 53 vjeç, ky i fundit strehonte në banesën e tij në lajen “1 Maji” në Kuçovë, Aramando Pjetrin.
Në banesën ku strehohej personi i kërkuar ndërkombëtarisht, u gjet edhe një sasi lënde narkotike.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.


 
                                    





