Antonio Konte vazhdon të bëjë histori në futbollin italian. Me fitoren e fundit të Napolit, trajneri ka arritur kuotën e 100 pikëve në Serie A pas vetëm 46 ndeshjeve, duke e realizuar këtë arritje të jashtëzakonshme me klubin e tretë të ndryshëm në elitën italiane.
Pas suksesit me Juventusin (100 pikë në ndeshjen e 44-të) dhe Interin (në të 47-ën), Konte e ka përsëritur këtë rekord edhe me Napolin, duke konfirmuar konsistencën dhe frymën e tij fituese në çdo skuadër që drejton.
Napoli po shfaq formë të shkëlqyer edhe këtë sezon: me triumfin e fundit, skuadra ka fituar katër ndeshjet e para në shtëpi për sezonin e dytë radhazi diçka që ka ndodhur vetëm një herë më parë në historinë e klubit, në sezonet 1965/66 dhe 1966/67.
Në “Diego Armando Maradona”, publiku po sheh një skuadër që luan me urinë, disiplinë dhe mentalitet fitues tipare që mbajnë vulën e qartë të Antonio Kontes: 100 pikë, tre klube, një ADN kampioni.









