Policia britanike po kërkon Hadush Gerberslasie Kebatu, një azilkërkues etiopian i dënuar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në Essex.
Kebatu, i dënuar me 12 muaj burg, u lirua gabimisht nga burgu HMP Chelmsford në vend që t’i dorëzohej autoriteteve të emigracionit për deportim.
Sipas Sky News, ai është parë për herë të fundit duke udhëtuar me tren nga Chelmsford drejt Londrës. Policia po vijon kërkimet në të gjithë vendin.








