Chelsea u mposht në shtëpi 1-2 nga Sunderland, në një ndeshje ku londinezët e nisën më së miri, por nuk arritën të ruanin avantazhin.
Blutë kaluan në epërsi në minutën e 4-t me Garnacho, por Isidor barazoi shifrat para përfundimit të pjesës së parë.
Në minutat e fundit, Talbi realizoi golin e përmbysjes, duke i dhënë skuadrës së trajnerit Le Bris një fitore të papritur dhe të çmuar.








