Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, po shkëlqen te Sandërlendi, duke treguar një formë fizike fantastike. Sipas faqes “Guardian”, ai kryeson listën e distancës së vrapimit gjatë tetë javëve të para të Premier Ligës, me 89.29 kilometra të mbuluara, duke lënë pas Eliot Andersonin e Notingemit me 88.44 kilometra.
Përveç kontributit fizik, 33-vjeçari ka regjistruar edhe tri asiste në tetë ndeshje, duke treguar rëndësinë e tij në mesfushën e skuadrës.








