Papa Leoni XIV ka pritur Ipeshkvin Vitalii Kryvytskyi të Dioqezës Kyiv-Zhytomyr dhe anëtar të Këshillit të Gjithëukrainas të Kishave dhe Organizatave Fetare.
Gjatë takimit, Papa siguroi se do të vazhdojë të lutet për Ukrainën dhe të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar në ndërprerjen sa më shpejt të tmerrit të luftës.
Ipeshkvi Kryvytskyi përshkroi audiencën si “shumë të ngrohtë dhe frymëzuese”, duke shtuar se diskutuan për luftën në Ukrainë dhe rrugën drejt një paqeje të drejtë.
Ai i kujtoi Papës ftesën e AUCCRO për të vizituar Ukrainën dhe i kërkoi të vazhdojë të inkurajojë lutjet për vendin gjatë dimrit të vështirë që po afrohet.









