Pika kufitare e Kakavijës do të mbyllet të hënën, më 27 tetor 2025, nga ora 06:00 deri në 10:00 (me orën shqiptare), për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Sipas autoriteteve kufitare, gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, përveç rasteve emergjente shëndetësore dhe këmbësorëve pa bagazhe.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe u sugjeron drejtuesve të automjeteve të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera.








