Avokati Ulian Barjami, i arrestuar së fundmi dhe më pas i liruar, ka reaguar në Ditën Europiane të Avokatëve, duke e cilësuar ndalimin e tij si të paligjshëm.
Ai thekson se çdo cenim ndaj avokatëve është cenim ndaj drejtësisë dhe themeleve të shtetit të së drejtës, duke bërë thirrje për mbrojtjen e dinjitetit të profesionit.
Arrestimi i tij erdhi pas një përplasjeje me prokurorin gjatë një seance gjyqësore, por Prokuroria konfirmoi se nuk kishte arsye për ndalimin.








