Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ende nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për kërkesën e saj të vazhdueshme për hartimin dhe miratimin e Ligjit të Mbrojtjes së Vlerave të Luftës së UÇK-së, si dhe për rritjen e pensioneve të veteranëve në nivelin e pagës minimale.
Në një reagim të publikuar, OVL e UÇK-së thekson se, nëse nuk merret asnjë masë për këto çështje, organizata do të organizojë një protestë për të kërkuar respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të veteranëve dhe për të siguruar mbrojtjen e historisë së luftës çlirimtare.









