-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Manzë/Flori Paluçi, në kërkim në Itali për tentativë vrasjeje

Kryesoret

Flori Paluçi, 33 vjeç, u vra në Manzë të Durrësit gjatë një përplasjeje që nisi për një kafe. Mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane për një tentativë vrasjeje të dyfishtë.

Ngjarja për të cilën Paluçi ishte nën hetim ndodhi më 19 qershor në Umbertide, para një bari në Vernë, ku pas një shkëmbimi armësh dy persona mbetën të plagosur rëndë. Hetimet italiane lidhin incidentin me çështje droge, ndërsa Paluçi u arratis dhe qëndroi i fshehur deri në ngjarjen e Manzës.

Në Durrës, përplasjeja nisi kur një 23-vjeçar kërkoi një kafe ekspres që nuk ishte e gatshme. Paluçi dyshohet se qëlloi fillimisht ndaj tij, ndërsa miku i viktimës reagoi dhe e vrau në vend.

Policia shqiptare po vijon hetimet dhe është në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjen e Paluçit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit