Mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit në zonën e Golemit ka ndodhur një aksident me pasojë humbje jete.
Sipas njoftimit të policisë aksidentin e ka shkaktuar 19 vjeçari me iniciale R.D, i cili duke drejtuar makinën e tij ka humbur kontrollin e saj. Shkak dyshohet se mund të ken qënë reshjet e shiut për humbjen e kontrollit të makinës.
Në momentin e humbjes së kontrollit ka përplasur për vdekje këmbësoren 56 vjeç, e cila fatëkeqësisht ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









