Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një dëshmi në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj disa muaj më parë rrëfente rreth aferave të Belinda Ballukut, e cila po hetohet nga SPAK.
Ahmetaj deklaronte se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi që Balluku ka shkaktuar në buxhetin e shtetit është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019.
Ai theksoi se kjo shifër përfshin vetëm dëmin e saj personal, pa llogaritur ndikimin e pjesës tjetër të institucioneve dhe individëve të përfshirë.








