Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shpërndarë me një mesazh në faqen e tij në Facebook këngën e re kushtuar Belinda Ballukut, e cila sipas burimeve mediatike nesër paraqitet në SPAK për t’u marrë e pandehur.
“Miq, ju përshëndes me këtë këngë kushtuar Lubi Ballukut, hajdutes më të pangopur në 113 vjet shtet! Tejkalohet vetëm nga Ramaduro” shkruan Berisha.
Dje Edi Rama është shprehur për thirrjen e Ballukut në SPAK, se nuk komenton “ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet”.








