Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi Kuvendi nuk e votoi për mandatin e tretë qeverinë e propozuar nga ai.
Në një postim në Facebook ka thënë se do të vazhdojnë punën si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamnetare.
“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët përpërkrahjen.
Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri.
Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, – ka shkruar Kurti.









