Sot pas seancës plenare për krijimin e kabinetit të ri qeveritar në Kuvendin e Kosovës, nuk dha asnjë rezultat pozitiv që nga bllokimi para 9 muajsh i qeverisë.
Nga seanca që u mbajt sot në Kuvend, 56 deputetë votuan pro formimit të qeverisë “Kurti 3”, 52 kundër dhe 4 abstenuan.
Kreu i LVV, Albin Kurti nuk e formoi dot qeverinë e re. Ai nuk i mori 61 votat e nevojshme.
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti më nuk do të bëhet kryeministër i Kosovës, pas dështimit të dielën për të marrë shumicën e votave në Kuvend.
“Kemi pasur 9 muaj bllokadë dhe sot u vërtetua ajo që kemi thënë nga hera e parë. Albin Kurti nuk i ka numrat. 56 vota për dhe asnjë më shumë. Albin Kurti më nuk do të jetë kryeministër. As prej 9 shkurtit e as prej zgjedhjeve të ardhshme. Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund”, u shpreh Krasniqi.
Lëvizja e radhës i takon presidentes Vjosa Osmani, e cila duhet që të ftojë për takime partitë brenda 10 ditësh, dhe të caktojë mandatarin e ri që ka shanset më të mëdha për të formuar qeverinë.
Nëse edhe përpjekja e radhës dështon, atëherë Osmani do të duhet të shpallë zgjedhje të reja që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.









