-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Në 34 muaj 100 mln euro nga buxheti te Becchetti

Kryesoret

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti shprehet se në 34 muaj, 100 milionë euro nga buxheti i shtetit kanë kaluar për llogari të biznesmenit italian, Francesco Becchetti për shkak të humbjes së gjyqit.

‘Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025)’, shkruan Teliti.

Këshilltari ekonomik i PD, e mbyll reagimin me faktin se fatura e Becchettit, ‘është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot”.

34 MUAJ, 100 MILIONË EURO NGA BUXHETI TE BECCHETTI.

Becchetti fitoi gjyqin ndaj qeverisë shqiptare — por fitoren e tij po e paguajnë qytetarët e thjeshtë, e jo qeveritarët.

Jo ata që morën vendimet, jo ata që abuzuan me pushtetin, por taksapaguesit që mezi mbyllin muajin.

Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025).

Pra e thënë troc dhe qartë:

Becchetti merr nga Albcontrol,

Albcontrol merr nga Qeveria,

Qeveria merr nga xhepat e shqiptarëve.

Ky është realiteti i “sukseseve” të qeverisë — humbjet i paguan populli, përgjegjësia mbetet “mall pa zot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit