-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytje në veri! Informacioni i fundit mbi situatën në vend

Kryesoret

Shqiperia eshte perfshire nga moti i keq. Strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë.

Që nga mëngjesi i sotëm ekipet e AKMC dhe FA kanë ndjekur në terren situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit.

Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht.

Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

Gjithashtu po punohet në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e inerteve në akset ku ka patur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturat e emergjencave civile te bashkive dhe institucioneve në varësi janë në gatishmëri dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit