-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre emrat e fortë që Albin Kurti përjashtoi nga kabineti ri që dështoi

Kryesoret

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti shpalosi sot programin por edhe emrat e kabinetit që dështoi të marrë miratimin e Kuvendit. Më shumë se dështimi që pritej, vëmendjen e tërhoqi lista me ministrat e rinj dhe përjashtimet nga kabineti aktual në detyrë.

Së pari duke filluar nga Dimal Basha që nëse do të ishte votuar kabineti do të duhet të linte postin e kryetarit të Kuvendit. Më tej Besnik Bislimi, Arbëria Nagavci e Rozeta Hajdari u lanë jashtë kabinetit të ardhshëm.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë u përjashtua nga lista duke u zëvendësuar nga Glauk Konjufca, i cili gjithashtu u propozua edhe për pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Arbërie Nagavci, ish-ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjithashtu nuk u rikthye në propozimin e Kurtit për kabinetin e ri, ku në vend të saj u propozua Avni Zogiani, i cili aktualisht është zëvëndësministër në detyrë Infrastrukturës dhe Ambientit.

Po ashtu, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk u përfshi në propozim e Kurtit, ku për këtë pozitë që përbën edhe atë për Integrime Evropiane u nominua Mimoza Kusari-Lila, ish-shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

LIVE-Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar (Lista e plotë)

Kurti prezanton kabinetin qeveritar

Zëvëndëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvëndëskryeministër i tretë për Cështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik – Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Puënve të Brendshme – Xhelal Svecla

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitija

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Avni Zogjani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Avni Spahiuj

Ministër i Sportit dhe RInisë – Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolii

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha

Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë dhe Minierave – Artane Rivzanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit