I ftuar në emisionin “5Pyetjet” nga Babaramo, zëvendëskryeministri Haki Abazi foli për situatën politike në Kosovë dhe qeverisjen e Albin Kurtit.
Ai kritikoi ashpër mënyrën si po drejtohet vendi, marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe ndikimin e Listës Serbe në veri e jug të Kosovës.
“Ne e kemi problem në çdo aspekt për ta parë. Si kryeministër, Kurti ka shkelur të gjitha masat. Balta politike ka vetëm një emër, dhe ai është Albin Kurti. Nuk i ka dalë as tymi i bardhë, as tymi i zi. Kosova është produkt i një elite të madhe, siç ka qenë Rugova dhe të tjerët. Rugova u zgjodh pas lufte, dhe ajo që planifikohej si lëvizje e Rugovës ishte të shtroheshin çështje të ndryshme. 66 për qind e Listës Serbe ka fituar si në veri, ashtu edhe në jug. Janë vendosur stacione policore për të kontrolluar Listën Serbe, e cila vazhdon të jetë instrument i Vuçiçit në Kosovë. Kur prishen marrëdhëniet me BE dhe SHBA, nuk flitet më me numra për Kosovën,” u shpreh Haki Abazi.








