Bazuar tek raportimet e medias ditën e premte, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat, por ende nuk dihet nëse ajo do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha dje se “për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari”.








