-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Ftoj çdo deputet të hapi Kushtetutën, Çelës i janë hequr të gjtha kompetencat

Kryesoret

Teksa Kryeprokurori Olsian Çela, po raporton sot në Kuvend, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se Çelës i janë hequr të gjitha kompetencat.

Sipas tij i vetmi funksion që i ka mbetur kryeprokurorit është ai i përfaqësimit të shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare si prokuror.

Berisha tha: Kjo rezolutë nuk asnjë lloj fuqie mbi prokurorët.

“Ftoj çdo deputet në këtë sallë të hapi Kushtetutën. Dhe në qoftë se lexoni Kushtetutën, ai zotëri, nuk ka në mënyrë absolute asnjë tagër në Kushtetutë për ato që i thoni ju në rezolutë.

Se e kanë zhveshur nga çdo lloj kompetence, të jemi të vërtetë, dhe e thërrasin sikur të ishte me Kushtetutën e vjetër. Ju lexuat një rezolutë me seri nenesh duke shtruar kërkesa, të cilat Kushtetuta dhe ligji nuk ia njeh asnjë atij.
Prandaj dhe pse e ngrita këtë? Ai nuk ka përgjegjësi, se ai ka ardhur në parlament për të referuar.

Por këtë e ngrita për shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë që dëshmohet. Nuk ka asnjë lidhje me parlamentin. Nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët se ia ka KLP-ja. Është, sipas këtij libri, përfaqësues në marrëdhënie ndërkombëtare i shtetit shqiptar si prokuror. Kaq. Prandaj të mos bëjmë gjëra të tilla.

Të mos bëjmë gjëra të tilla! I keni hequr çdo kompetencë dhe tani lexoni një rezolutë, e cila në fakt është një nekrologji, jo për personin, por për Prokurorin e Përgjithshëm. Për reformën. Kjo është e vërteta. Të paktën, kur vini në parlament, kur zgjidheni, lexojeni Kushtetutën se do iu ndihmojë”, shprehet Berisha.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit