-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: Hetojmë dhe ngremë akuzat, ekzekutimi është detyrë e policisë

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj sot në Kuvend akuzave të deputetit Flamur Noka se urdhërarrestet për operacionin “Ura” janë mbajtur në sirtar për të mos realizuar aksionin para zgjedhjeve të 11 majit. Dumani theksoi se vendimi për ekzekutimin e masave është marrë në bashkëpunim me autoritetet italiane.

“Ka qenë e skuadër e përbashkët hetimore mes nesh dhe Barit. Kemi bashkëpunuar me ta në hetimin e kësaj çështje. Hetim i suksesshëm kemi depozituar kërkesën që në datë 19 mars 2025 për masën e sigurimit. Vendimi na është dhënë më 5 maj 2025, më datë 7 maj jemi takuar me prokurorin e çështjes së antimafias së Barit dhe disa hetues të DIA-s. Në atë takim u konkludua se si do ekzekutoheshin masat dhe kur”, tha Dumani.

Dumani sqaroi gjithashtu se Policia e Shtetit është ajo që ekzekuton urdhërarrestet, ndërsa roli i prokurorit është hetimi dhe ngritja e akuzës:

“Përgjegjësia e një prokurori është të hetojë, grumbullojë prova, të bëjë hetim të plotë, të ngrejë akuzë dhe të përfaqësojë akuzën në gjykim. Në çdo rast kur prokurori merr vendim për caktim mase apo ekzekutim vendimi, i vetmi që bën prokurori është urdhër ekzekutimi dhe ja dërgon Policisë së Shtetit. Kur nuk gjendet në territorin e Republikës së Shqipërisë, prokurori investohet me një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Kjo ka qenë praktikë që 25 vite që jam unë në prokurori.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit