Kreu i SPAK, Altin Dumani, vijoi sot raportimin në Kuvend për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024, duke u pyetur nga deputetët për disa çështje të rëndësishme.
Një nga pyetjet erdhi nga deputeti Agron Shehaj, i cili kërkoi informacion nëse SPAK po kryen hetime për koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar. Dumani u rezervua të jepte detaje, duke sqaruar se hetimet janë pjesë e një procesi më të gjerë:
“Po janë në hetim. Edhe lidhur me këtë çështje nuk mund të jap informacion, është në kuadër të verifikimit dhe hetimit në kuadër të një çështje tjetër penale.”
Ai nuk dha detaje të mëtejshme, duke theksuar se procedurat e hetimit paraprak kërkojnë ruajtjen e sekretit dhe respektimin e ligjit.








