-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: Rasti i dhunës ndaj Vokshit dhe Nokës nuk ishte kompetencë e SPAK

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, sqaroi në Kuvend se incidenti i dhunës dhe kërcënimit ndaj deputetëve Albana Vokshi dhe Flamur Noka gjatë zgjedhjeve të 11 majit në Vorë, i lidhur me bandën e Xhabaftëve, nuk ishte kompetencë e SPAK dhe u referua menjëherë për ndjekje nga Prokuroria e Tiranës.

“Për rastin e pyetjes që lidhet me kërcënimin e deputetes Albana Vokshi në Vorë ditën e zgjedhjeve, rasti ku ishit edhe ju, Prokurori i ngarkuar i SPAK, që mbulonte Tiranën, ka marrë kontakt direkt dhe është informuar për situatën.

Kemi konstatuar se nuk është në kompetencën tonë, deputeti është subjekt i posaçëm, por jo për rastet e dhunës, pasi nuk është kompetenca jonë kjo vepër. E trajtuam edhe në komision këtë çështje, me zotin Balliu. Kemi kontaktuar dhe referuar te Prokuroria e Tiranës, kemi vepruar menjëherë dhe e adresuam si rast, por nuk ishte rasti i ynë,” u shpreh Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit