-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gara për Tiranën, Manastirliu: Hapim derën për të rinjtë

Kryesoret

Kandidatja e PS Ogerta Manastirliu, për kryetare bashkie në Tiranë në zgjedhjet e pjesshme lokale ka zhvilluar një takim me të rinjt e njësisë 9 të kryeqytetit.
Ajo thkesoi rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në vendimmmarrje dhe politikat e Bashkisë së Tiranës.

“Nëse do të bëjmë një gjë dhe do ta bëjmë në mënyrë konsistente është diskutimi në platformat e dialogut me të rinj për çdo vendimmarrje të bashkisë sepse të rinjtë, jo vetëm që duhet të jenë pjesë e politikave që bashkia ndërmerr, programeve, por të rinjtë duhet të kontribuojnë aktivisht në këto programe. Duhet të kontribuojnë aktivisht në punët e bashkisë, në punët e qytetit”, u shpreh Manastirliu.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se Tirana e vitit 2030 do të jetë një qytet i të rinjve dhe për të rinjtë.

“Janë shumë të rinj sot që na bashkohen sepse shohin qëllimin e përbashkët, për të mirën e përbashkët dhe ajo që na bashkon të gjithëve sot këtu, është edhe një tjetër emërues. Është ajo që ne duam të bëjmë për fëmijët dhe për të rinjtë, sepse Tirana e 2030-ës është Tirana e së ardhmes që u përket ju, të rinjve”, tha Manastirliu.

Ndër të tjera ajo shtoi se “Bashkia e Tiranës do të jetë një “derë e hapur”, për çdo të ri dhe profesionist që dëshiron të kontriboj për qytetin, përmes programeve dhe praktikave të punës si dhe angzhimeve vullnetare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit