-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Java nis me shtrëngata dhe dëborë

Kryesoret

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje. Në Alpe reshje bore (flokë) me intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit të e mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit