Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe për reformën territoriale dhe administrative. Në favor të ngritjes së komisionit për reformën zgjedhore votuan 113 deputetë të Kuvendit.
“Ju doni të zhdukni partitë e reja, turp të keni. Komisioni për reformën zgjedhore ka një qëllim të vetëm të vrasë partitë e reja. Të vrasë alternativat në këtë vend. Të vrasë demokracinë. Unë nuk e kuptoj se si maxhorancas dhe opozita bëhen bashkë.
Dhe papritur ngrenë një komisioni pa përfshirë partitë e reja. Keni vetëm një qëllim që pasi keni vjedhur së bashku do vijoni të vidhni. Dhe ky do jetë rezultati i këtij komisioni të tuprshëm. Vijoni bini dakrod për të vjedhur bashkë”, tha Shehaj.


 
                                    





