-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Balla i përgjigjet Shehajt: Ti e ke parlamentin shkollë nate, kemi konsensus me PD

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur pretendimeve të kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili deklaroi se komisioni i reformës zgjedhore nuk përfshinë partitë e vogla. Balla kujtoi Shehajn se vetë ai, që sipas tij bën zhurmë, është anëtar i komisionit dhe se “komision më konsensual nuk ka pasur ndonjëherë”.

“Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë politike. Në këtë rast, për herë të parë në historinë e komisioneve të posaçme të reformës zgjedhore janë përfshirë të gjitha partitë. Ata që e kanë parlamentin shkollë nate si puna jote, nuk e kuptojnë këtë që po them unë se ti nuk di të lexosh”, – deklaroi Balla.

Kreu i grupit socialist njoftoi gjithashtu se brenda dhjetorit do të jetë gati drafti për financimin e partive politike. “Ajo që ka rëndësi për grupin parlamentar të Partisë Socialiste është që të ngrihet komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore dhe të hidhen menjëherë hapat që duhen.

Duke i thënë sot se brenda 31 dhjetorit do të kemi gati draftin për ligjin e financimit të partive politike. Duhet t’i japim fund mënyrës sesi financohen partitë në këtë vend dhe të ngremë një standard të ri transparence për çdo qindarkë që marrin partitë politike, për t’i dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobingje apo marrëveshje të dyshimta. Prandaj detyra e parë e këtij komisioni është kjo. – shtoi ai me ironi.

Balla falënderoi opozitën pas votimit të komisionit dhe theksoi se është e rëndësishme të ecet përpara me depolitizimin e komisioneve të administrimit të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e fundit treguan që partitë politike, të paktën nga njëri krah, e kanë humbur besimin tek numërimi i votave nga përfaqësues të partive. Prandaj duhet domosdoshmërisht të ecim drejt depolitizimit të komisioneve, dhe ti duhet të jesh i pari që ta mbështesësh këtë, sikurse e kërkon edhe OSBE,” – tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit