Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, foli për sanksionet e reja ndaj kopanive të naftës Ruse “Lukoil dhe Rosneft” të vendosura nga Trump do të bëjnë ndryshim kundër Rusisë, por Ukraina ka ende nevojë.
Sipas tij Ukraina ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi për të detyruar Presidentin Vladimir Putin të ulet në tryezën e paqes.
“Sanksionet janë një nga armët, por edhe raketat me rreze të gjatë veprimi janë të nevojshme. Presidenti Trump ka frikë nga përshkallëzimi, por nëse nuk ka negociata, përshkallëzimi do të ndodhë gjithsesi. Nëse Putini nuk ndalet, duhet të kemi diçka për ta ndaluar atë”, tha Zelensky.








