Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, tha se Shqipëria kryeson rajonin dhe vendet e BE-së për numrin e masave arrest me burg, me 94.6 persona për 100,000 banorë, ndërsa Belgjika ka vetëm 10.
Ai theksoi se raporti i paraburgosurve është mbi 50% dhe kohëzgjatja mesatare e paraburgimit arrin 253 ditë (8.4 muaj), më e lartë se mesatarja europiane.
Xhafaj nënvizoi se kjo situatë kërkon monitorim dhe vlerësim të proporcionalitetit të masave.
“Shqipëria ka numrin më të lartë të arrestimeve me burg në rajon dhe kohëzgjatja mesatare e paraburgimit tejkalon standardet ndërkombëtare, duke kërkuar monitorim dhe vlerësim të proporcionalitetit të masave,” shprehet Xhafah








