Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e së martës pranë Kalasë së Beratit, ku një debat për mospagesën e një fotografie me kalin përfundoi me vrasje.
Viktima Keli Hoxha, ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët, duke i bërë foto fëmijëve me kalin, por nuk pagoi për shërbimin.
Konflikti nisi menjëherë dhe pronari i kalit, Kristo Mema (alias Kastriot Hoxha), 63 vjeç, e goditi viktimën me thikë, në sy të familjarëve.
Autori i ngjarjes është ende në arrati dhe rezulton se ka precedent penal në Greqi.
Policia po vijon hetimet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/5pyetjet.al








