Sot u arrestuan dy vëllezërit E.H 32 vjeç dhe A.H 34 vjeç në qytetin e Durrësit, banues në fshatin Manzë.
Të dy vëllezërit kanë qënë të shpallur në kërkim nga Gjykata e Breshias në Itali të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale në “Trafikimin e lëndëve narkotike”
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u bë e mundur kapja e tyre.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali.








