Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi thotë se Belinda Ballukun nuk e shpëton dot asgjë nga ato, që sipas tij ka bërë duke shtuar se “paraqitja e saj të premten në dyert e SPAK-ut përbën një hap në drejtimin e duhur”.
“Që nën drejtimin e Belinda Ballukut, me bekimin e Edi Ramës, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë të sigurtë për kartelet shqiptare të drogës, ky është një fakt i padiskutueshëm. Por, për fatin e keq të Belinda Ballukut, Porti i Durrësit nuk mund të jetë streha e saj nga SPAK-u.
Aktrimi i sotëm sikur asgjë nuk ka ndodhur apo lavdet pa entuziazmin e përhershëm për Edi Ramën nuk do ta shpëtojnë dot nga akuza penale për veprat e saj madhore korruptive.
Edhe pse shumë minore në krahasim me megaaferat e firmosura nga ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, paraqitja të premten e Belinda Ballukut në dyert e SPAK-ut përbën një hap në drejtimin e duhur” shkruan ai.








