Zv/ kryeministrja Belinda Balluku prezantoi sot drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish-ministër i Infrastrukturës në Kosovë.
“Me një karrierë të gjatë në ekzekutiv dhe padyshim një koleg i mirë i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si treg i përbashkët i zhvillimit”, u shpreh Balluku për Aliun.
“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu, i nderuar nga qeveria e Shqipërisë, nga zv.kryeministrja Balluku për një detyrë që më është besuar dhe është mjaft sfiduese. Është port i të gjithë shqiptarëve, i rajonit, por nga ku Kosova merr pjesën më të madhe të mallrave.
Kosova ka nevojë të ketë një lidhje të fortë me portin e Durrësit, kjo sasi mallrash të shumëfishohet, kjo do të ndihmonte që ajo varësi t’i bëjë më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të sigurta.
Mbase më shihni si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë, por këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe pas 3 vitesh ta shohim portin të lidhur me rrjete me të gjithë rajonin”, përfundoi Aliu.









