Ditën e sotme ka dalë nga çelia avokati Redi Llanaj, pasi pak ditë më parë është arrestuar për dhunën që ka ushtruar ndaj punonjësit të sigurisë në Gjykatën e Vlorës.
Kjo ngjarje ka ndodhur në hyrje të gjykatës, teksa avokati është penguar nga roja i sigurisë tek hyrja e dedektorëve.
Pasi ngjarja u bë publike, pati reagime nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë ku e cila e cilësoi ngjarjen si të pahijshme.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi ka dhënë siguri pasurore.









