-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Evropa duhet të mendojë për paqen, jo vetëm për armët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ritmin e lartë të armatimit në Evropë, duke theksuar se nuk ka një plan të qartë për ruajtjen e paqes. Ai tha se është shqetësuese që fokusi është vetëm tek armët, ndërsa dialogu dhe bisedimet për paqe mbeten të lënë pas dore.

“Ka diçka thellësisht të gabuar që çdo ditë ka nxitim për t’u riarmatosur dhe për të prodhuar më shumë armë, ndërkohë që nuk ka një plan paqeje për t’u parë dhe menduar. Fokusi vetëm te armët dhe jo te bisedimet për paqe është shqetësues,” shprehet Rama.

Ai shtoi se rritja e tensioneve ndërkombëtare dhe përdorimi i raketave bërthamore si kërcënim ka bërë që fjala “bërthamore” të duket normale, ndërkohë që më parë nuk përdorej nga askush.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit