Lojtari i akademisë së Manchester United, 21-vjeçari Rhys Bennett, ka humbur babain e tij në një ngjarje tragjike, që sipas familjes ishte vetëvrasje.
Bennett ka ndarë hidhërimin e tij në rrjetet sociale, duke e përshkruar humbjen si një dhimbje të papërballueshme.
“Babi, nuk e mendova kurrë se do të më duhej ta shkruaja kaq herët.
Jam i thyer, i shkatërruar, por është e vërtetë,” shkroi ai, duke kujtuar momentet e përbashkëta që ndihmuan në ndjekjen e ëndrrës së tij për t’u bërë futbollist profesionist.
Motra e tij, Megan, ndau gjithashtu historinë e babait të tyre për të rritur ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor, duke theksuar ndikimin e depresionit dhe alkoolit dhe rëndësinë e diskutimeve të hapura për këto çështje.








