-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti për njohjen e Kosovës nga Siria: Tre njohje dhe tre partneritete të reja për vendin tonë

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Sirisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i tretë këtë vit që e bën një gjë të tillë, pas Kenias dhe Sudanit.

Kurti shprehu mirënjohje për përpjekjet e presidentes Vjosa Osmani dhe mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke theksuar angazhimin e Kosovës për forcimin e lidhjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale afatgjata me interes të përbashkët.

“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë. Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë. Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit