Banorët e Njësisë Administrative nr. 14 në zonën e Astirit denoncuan sot rrezikun serioz që po u krijon një kabinë elektrike e vendosur në hyrje të një pallati, e cila jo vetëm bllokon aksesin, por rrezikon jetën e fëmijëve dhe të gjithë komunitetit.
Çështjen e shqetësimit të qytetarëve e vizitoi deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili premtoi se do të ndjekë situatën deri në zgjidhjen përfundimtare.
“Është një çmenduri që vetë qeveria dhe pushteti vendor vendosin kabina elektrike në hyrje të pallateve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Kjo tregon papërgjegjshmëri dhe arrogancë ndaj banorëve që paguajnë taksa, por trajtohen si qytetarë të dorës së dytë,” deklaroi Balliu.









