Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Riad homologun e saj nga shteti i Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
Në takimin bilateral, Osmani ka njoftuar se kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin miqësore ndërmjet dy shteteve.
“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, shprehet Osmani.








