Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Republika Arabe e Sirisë ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Lajmi u bë publik nga Osmani përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se marrëveshja u arrit sot në Riad me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman.
“Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë,” shkroi Osmani. Ajo shtoi se kjo njohje është më shumë se një akt formal diplomatik, duke e konsideruar si njohje të sakrificës së brezave për liri.








