Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë më 16 nëntor, në orën 13:00, një protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se protesta ka për qëllim kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Kjo protestë vjen pas tubimeve të ngjashme të mbajtura në Tiranë dhe Hagë në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzat për krime lufte i kanë mohuar.








