Shtetet e Bashkuara kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, si edhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, bëri të ditur Departamenti i Thesarit amerikan.
Nga lista e zezë janë larguar gjithashtu anëtarë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorë të afërt.
Dodik, aktualisht president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar më herët dy herë për shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.








