Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen strategjike me Italinë, e cila synon të thellojë bashkëpunimin në fusha kyçe si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, arsimi, inovacioni dhe diaspora.
Marrëveshja krijon një kuadër të strukturuar për projekte të përbashkëta, shkëmbim ekspertize dhe investime të reja.
Njëkohësisht, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin e ri për koncesionet dhe partneritetet publike-private (PPP), që garanton transparencë, konkurrencë të ndershme dhe ndarje të drejtë të risqeve midis shtetit dhe sektorit privat, duke ruajtur pronësinë publike dhe përmirësuar shërbimet për qytetarët.
Për më tepër, u shpallën zona me përparësi për zhvillim ekonomik në Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan, për të nxitur investime dhe krijimin e vendeve të punës.








