Mediat ndërkombëtare zbulojnë se një agjent federal amerikan i ofroi pilotit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro një pasuri për të devijuar aeroplanin e udhëheqësit në mënyrë që autoritetet amerikane të mund ta kapnin atë, sipas një raporti mediatik që detajon një operacion të fshehtë 16-mujor që në fund dështoi.
Sipas AP, agjenti i tha pilotit në një takim sekret se do të bëhej një njeri shumë i pasur.
Biseda ishte e tensionuar dhe piloti nuk dha asnjë deklaratë, megjithëse i dha agjentit, Edwin Lopez, numrin e tij të celularit – një shenjë se ai mund të ishte i interesuar të ndihmonte qeverinë amerikane.
Raporti i AP, detajet e të cilit thuhet se janë nxjerrë nga intervistat me tre zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë, si dhe një nga kundërshtarët e Maduros, vjen mes tensioneve midis administratës Trump dhe Venezuelës për trafikimin e drogës.
Këtë muaj, Trump autorizoi CIA-n të kryejë veprime të fshehta brenda Venezuelës, dhe qeveria amerikane ka dyfishuar gjithashtu shpërblimin për kapjen e Maduros me akuza federale për trafik narkotikësh, një veprim që Lopez kërkoi ta shfrytëzonte në një mesazh me tekst drejtuar pilotit.
Në përgjithësi, plani në fund të fundit i pasuksesshëm zbulon shkallën në të cilën SHBA-të kanë kërkuar për vite me radhë të rrëzojnë Maduron, të cilin e fajëson për shkatërrimin e demokracisë së vendit të pasur me naftë, ndërsa u ofron një litar shpëtimi trafikantëve të drogës, grupeve terroriste dhe Kubës së drejtuar nga komunistët.
Gjatë 16 muajve të fundit, edhe pasi u tërhoq nga puna e tij qeveritare në korrik, Lopez vazhdoi ta bënte këtë, duke biseduar me pilotin në një aplikacion mesazhesh të koduar.
Saga e patreguar dhe plot intriga se si Lopez u përpoq ta joshte pilotin ka të gjitha elementët e një triler spiunazhi të Luftës së Ftohtë – aeroplanë privatë luksozë, një takim sekret në një hangar aeroporti, diplomaci me rreziqe të larta dhe joshjen delikate të një togeri kyç të Maduros.
Madje pati edhe një mekinizëm përfundimtar që synonte të bindte presidentin Venezuelas për besnikërinë e vërtetë të pilotit, sipas AP. Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ndjekur një qëndrim edhe më të ashpër ndaj Maduros. Këtë verë, Trump dërgoi mijëra trupa, helikopterë dhe anije luftarake në Karaibe për të sulmuar anijet e peshkimit të dyshuara për kontrabandë kokaine nga Venezuela.
Ushtria amerikane ka vrarë të paktën 57 persona në 13 sulme, përfshirë disa në Oqeanin Paqësor lindor. Sipas AP, të gjithë personat në raportin e saj folën në kushte anonimiteti sepse ose nuk ishin të autorizuar për të diskutuar përpjekjen ose kishin frikë nga hakmarrja për zbulimin e saj.
Raporti tha gjithashtu se media shqyrtoi – dhe autentikoi – shkëmbimet e mesazheve midis Lopez dhe pilotit. “Unë ende po pres përgjigjen tuaj”, i shkroi Lopez pilotit të Maduros më 7 gusht, duke bashkangjitur një link për një njoftim për shtyp të Departamentit të Drejtësisë që njoftonte se shpërblimi ishte rritur në 50 milionë dollarë, tregoi raporti në atë që pretendonte të ishte shkëmbimi më i fundit midis dy palëve.


 
                                    





