Dy fëmijë nga një familje me pesë anëtarë u nxorën të vdekur nga shembja e një pallati shtatëkatësh në provincën Kocaeli pranë Stambollit. Vajza 18-vjeçare Dilara u nxor e gjallë nga rrënojat, ndërsa përpjekjet e ekipeve të shpëtimit janë përqendruar aktualisht në gjetjen e babait dhe nënës së familjes.
Sipas gazetës Hurriyet, fillimisht u gjet i vdekur Emiri 12-vjeçar, ndërsa pak kohë më vonë, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze. Sipas mediave turke, trupi i pajetë besohet se i përket njërës prej motrave të Emirit.
Ndërtesa që u shemb zinte një sipërfaqe prej 175 metrash katrorë, ishte 7-katëshe dhe përfshinte dyqane, zyra dhe apartamente, ndërsa familja jetonte në katin e dytë. Zëvendësministri turk tha se përpjekjet e kërkimit po vazhdojnë me një ekip prej 627 personash.









