Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Kristo Memën, 63 vjeç, i njohur edhe si Kontandin Oxhaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të 42-vjeçarit Keli Hoxha.
Mema deklaroi se ngjarja ndodhi “në gjaknxehtësi e sipër” dhe kërkoi falje për familjarët e viktimës.
Vrasja ndodhi më 28 tetor në Kalanë e Beratit pas një konflikti për një kalë që Mema përdorte për të shëtitur turistët.
Autori u fsheh për disa orë në një shpellë, por u kap nga policia. Hetimet tregojnë se Mema kishte kryer edhe një vrasje më 1993 në Berat, për të cilën nuk ishte dënuar.








