Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi pas refuzimit të kërkesës për shkarkimin e Niko Peleshi, duke e cilësuar atë si një Kryetar Kuvendi që hyri në histori për shkarkimin e kërkuar vetëm një muaj pas marrjes së detyrës.
Ai theksoi se Peleshi po udhëhiqet nga Taulant Balla dhe se ka treguar paaftësi për detyrën e lartë shtetërore.
“Niko Peleshi mund të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon të jetë Kryetar i Kuvendit vetëm për Taulant Ballën, jo për 140 deputetët. Ai hyri në historinë e parlamentarizmit si Kryetar që u kërkua të shkarkohej pa mbushur as një muaj në detyrë. Ky është një arritje historike për një funksionar të paaftë dhe të padenjë për një detyrë të lartë shtetërore,” shprehet Bardhi.









