Gjatë operacionit policor të koduar “The Van”, ku u sekuestrua një arsenal armësh të trafikuara, hetuesit zbuluan se transporti kryhej me një furgon të maskuar si mjet ndërtimi.
Mjeti mbante logon e kompanisë “Gener 2” dhe ishte pajisur me elementë sinjalistike rrugore, për të krijuar përshtypjen e një mjeti pune në terren, me qëllim shmangien e kontrolleve.
Në brendësi të furgonit u gjetën 23 armë zjarri, mes tyre 5 snajperë, silenciatorë, municion luftarak, pajisje shpërthyese dhe uniforma të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Policia po vijon hetimet për origjinën e armëve dhe identifikimin e personave të përfshirë në trafikimin e tyre.








